Telegrafi

Aplikon për punë në Facebook, me tortë!

Dhe sigurisht se kandidatët të cilët aplikojnë për punë në Facebook mundohen ta tërheqin punëdhënësin e tyre potencial në forma dhe mënyra të ndryshme.

Francezi Bertrand Noirhomme ka tentuar që t’i mahnit përfaqësuesit e resurseve njerëzore të Facebook, duke u dërguar atyre një tortë e cila njihet si Kings Galette, në të cilin ai ka përfshirë edhe rezymenë e tij dhe një kod të shkurtër QR, i cili lidhet me faqen e tij të internetit.

Mirëpo, ende nuk ka asnjë konfirmim nga Facebook lidhur me tortën të cilën ata e kanë pranuar, si dhe, nëse drejtori Zuckerberg e ka konsideruar të riun francez për punë në rrjetin e tij social. / Telegrafi /