Site icon Telegrafi

Aplikacionet si iMessage dhe WhatsApp do të shpallen të paligjshme?

Nëse i lexoni udhëzimet e Apple për iMessage do ta kuptoni se kompania amerikane zotohet se askush përpos dërguesit dhe pranuesit të mesazhit nuk mund të qaset në komunikim, madje as vetë Apple.

Tani – sipas The Telegraph, ky lloj enkriptimi i pathyeshëm thjesht nuk do të lejohet sipas ligjeve të reja.

Sipas gazetës britanike, e cila e citon ligjin, thuhet “Masat nën ligjin e Fuqisë Hetimore parashohin një kërkesë për firmat e teknologjisë dhe ofruesit e shërbimeve të cilat duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë komunikime të pa-enkriptuara agjencive policore ose spiunazhit, nëse kjo kërkohet përmes një urdhëri”.

Në një botë që lufton krimet dhe terrorizmin, kjo gjë duket si një vendim i arsyeshëm.

Shërbimet e sigurisë duhet të jenë në gjendje për ta kuptuar saktësisht se çfarë është duke u thënë.

Megjithatë, kjo gjithashtu do të thotë se qeveria mund të përgjojë historinë tuaj të mesazheve, nëse ka shkaqe të arsyeshme.

Si mendoni ju, a do të duhej që edhe Qeveria e Kosovës ta ndërmarrë një hap të tillë, në ndalimin e aplikacioneve mobile ndaj të cilave nuk ka asnjë kontrollë? 

Exit mobile version