Telegrafi

“Apel për kujdes të shtuar në rrugë” – Policia në Gjilan me aktivitete të shumta javore

Foto: Arkiv

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka zhvilluar aktivitete të shumta.

Në vazhdën e implementimit të planeve operative, policia në Gjilan ka shqiptuar 1566 gjoba.

Gjatë kësaj jave, në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në trafik, ku si rezultat janë regjistruar 12 aksidente me dëme materiale, 14 aksidente me të lënduar si dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimi për mjetet motorike për 12 ngasës.

Policia në Gjilan bënë apel tek qytetarët për respektim të dispozitave ligjore në trafik.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. /Telegrafi/