Telegrafi

Apeks është kundërshtari i radhës i ekipit Bad News Eagles në Majorin e CS:GO në Paris

(Foto: HLTV)

Vazhdon gara për ekipin shqiptar Bad News Eagles në Majorin e fundit të CS:GO që po mbahet në Paris.

Bad News Eagles për momentin kanë seri të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) në BLAST Paris Major.

Ndeshjen e parë pësuan humbje nga ekipi ENCE, ndërsa në ndeshjen e dytë befasuan duke e mposhtur ekipin G2.

Në ndeshjen e tretë Bad News Eagles do të takohen me ekipin Apeks, kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’ nesër (e diel) duke filluar nga ora 13:00.

Për t’u kualifikuar tutje në fazën tjetër, ekipi shqiptar duhet të shënoj edhe dy fitore tjera, pasi të parën e realizuan ndaj ekipit G2.

Ndeshja e tyre do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch. /Telegrafi/