Telegrafi

Apache i ri

Versioni 2.4, sipas autorëve (Apache Software Foundation) sjell disa risi, realizon performanca më të mira nga versionet e mëparshme dhe shpenzon më pak resurse.

Versioni i ri ofron sistemin e moduleve multiprocessing (MPM, vendos cilët procese dhe degë do të marrin më shumë e cilat më pak kohë procesori), ku MPM mund të përzgjidhet gjatë punës së Apache, për ndryshim nga versioni i mëparshëm, ku Apache duhej bërë build me modulin e dëshiruar.

Apache përndryshe në kohë të fundit pati një konkurrent të ri, serverin nginx i cili është open-source HTTP/SMTP/POP3/IMAP, me të cilin administratorët kishin filluar të zëvendësojnë Apachen për shkak të performancave më të mira. Me versionin 2.4 Apache shpreson të ndaloj këtë trend. /Telegrafi/