Bernard Berisha është një ndër lojtarët më të dashur të Anzhit, teksa muajin e shkuar u zgjodh edhe lojtari më i mirë i skuadrës ruse.
Klubi i Anzhit së fundmi ka bërë thirrje për nxënësit e shkollave dhe studentët që mund të aplikojnë në grupe për të rezervuar bileta me çmime të reduktuara.
Fëmijët nga mosha 12-16 vjeç do të kenë sektorin e tyre, ndërkohë që ata mund të takojnë idhujt e tyre për të marrë autografe e për të bërë foto.
Ajo që bie në sy në lajmërimin e bërë nga klubi i Anzhit, është postimi i fotos së Bernard Berishës duke bërë “selfie” me fansat e vegjël.