Është anuluar përballja e shumë pritur ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, e cila i rikthente ballë për ballë edhe Pep Guardiolan e Jose Mourinhon.
Kjo miqësore, e cila do të zhvillohej në Pekin është anuluar për shkak të kushteve atmosferike, transmeton Koha.net.
“Për shkak të motit të keq organizuesit e turneut në bashkëpunim me klubet kanë vendosur që të anulojnë ndeshjen e sotme të paraparë të zhvillohet në kuadër të ‘International Champions Cup’”, ka konfirmuar Unitedi.
Vlen të theksohet se për shkak të motit të keq edhe fusha ku është planifikuar ky takim të luhet është në gjendje jo të mirë.