Site icon Telegrafi

Anulohen vendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale në Vushtrri

Pamje nga mbajtja e mbledhjes

Sot janë anuluar vendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale në Vushtrri.

Ky vendim është marrë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se ky është një premtim që i’u kishte dhënë qytetarëve dhe Këshillit lokal të fshatit Stanoc i Poshtëm.

“Ashtu siç ju kam premtuar qytetarëve dhe Këshillit Lokal të fshatit Stanoc i Poshtëm, sot në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë janë anuluar vendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale”, ka thënë Idrizi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me qytetarët

Më tej, ai është shprehur se janë në “shërbim të qytetarëve” dhe “qeverisin” për ta.

Ditë më parë, Idrizi është takuar me qytetarët dhe kanë diskutuar lidhur me këtë temë dhe i’u premtoi atyre zgjedhje të problemit.

Kujtojmë që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ditë më parë ka kërkuar dorëheqjen e Ferit Idrizit sepse sipas tij, ai është “i padenjë” për kryetar të Komunës së Vushtrrisë /Telegrafi/

Exit mobile version