Site icon Telegrafi

Antwerp me yjet e saj arrin në Kosovë me dy orë vonesë, do të përballet me Dritën

Antwerp ka arritur të mërkurën në Prishtinë, gjë që është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Belgjika.

Të enjten, Antwerpi do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër Dritës, në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Dueli i parë i luajtur në Antwerp ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Antwerp erdhi në Kosovë e drejtuar nga trajneri Van Bommel dhe yjet e tjerë si Radja Naingolan, Vincent Janssen dhe Toby Alderweireld.

Udhëtimi për në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, ku Antëerp FC do të luajë ndeshjen e kthimit kundër FC Drita të enjten, nuk shkoi këndshëm.

Me rreth dy orë vonesë, Antëerp FC zbarkoi në tokën kosovare. Kjo erdhi nga trafiku ajëror i vonuar, ndërsa edhe në Munih priten më gjatë.

Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet që Drita të ketë përkrahje të madhe nga tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version