Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Pekin për dy ditë takime me zyrtarë kinezë.
Udhëtimi shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në gati pesë vjet, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar.
Kjo po ndodhë pothuajse pas pesë muajve, pasi vizita e mëparshme e Blinken u shty pas fluturimit të një balone të supozuar spiune e Kinës në hapësirën ajrore të SHBA.
Shtetet e Bashkuara kanë ulur pritshmëritë për vizitën, dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë përparim të madh.
Qëllimi, thonë zyrtarët amerikanë, është rihapja e linjave të nivelit të lartë të komunikimit dhe stabilizimi i marrëdhënieve që janë tensionuar që nga incidenti i balonës.
Kina ka organizuar stërvitje ushtarake pranë Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron një pjesë integrale të Kinës.
Në anën tjetër SHBA mban lidhje të ngushta me qeverinë e Tajvanit të zgjedhur në mënyrë demokratike. /Telegrafi/