Antonio Valencia ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli.
Ish-kapiteni i Manchester United i dha fund karrierës së tij në futboll në moshën 35-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij, arriti të fitonte dy herë Ligën Premier, një Ligë të Evropës, një FA Cup, dy Liga të Kupës, tre Community Shield dhe një Serie A Ekuadoriane.
Gjatë kohës te Djajtë e Kuq, Valencia ia doli të bënte 300 paraqitje, e që ishte padyshim njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, lojtari ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë karrierës së bujshme që pati. /Telegrafi/
A todos los que me han sido parte de mi vida ❤️🙏 pic.twitter.com/FbQI0KMGNw
— Antonio Valencia (@anto_v25) May 12, 2021