Site icon Telegrafi

ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

Fadil Bajraj pranë varrit të Jim Morrisonit në Paris, më 1982 (foto e përpunuar, origjinali në fund të poezisë)

Poezi nga: Jim Morrison
Përktheu: Fadil Bajraj

“Oh, Zot, thirri ajo
kurrë s’e kam ditur
se çfarë do të thotë të jeshë e vërtetë
mendoja se e gjithë kjo ishte shaka,
kurrë s’lejova që tmerri, a ëmbëlsia
dhe dinjiteti
të përshkojnë trurin tim.”

“Më ço lart ta shoh
dritaren. Kalorësit e zinj
kalërojnë në perëndim,
kthehen në shtëpi
nga bastisjet.
Tavernat do të jenë
përplot gaz, verë
dhe vallëzim të vonshëm, në fund
hidhet thika e rrezikshme”

Antonio do të jetë aty
dhe ajo bushtra, zonja e kaltëruar
duke luajtur letra nga paketimi
i argjendtë dhe duke buzëqeshur natën,
dhe gotat e plota të ngritura lart
për t’u derdhur kotnasikoti në mesditë
jam i pikëlluar, s’ta merr mendja
sa i pikëlluar jam.

Exit mobile version