Telegrafi

Antonio Conte thotë se “dera është gjithmonë e hapur” për Christian Eriksen te Tottenhami

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka thënë se “dera është gjithmonë e hapur” për Christian Eriksen që të kthehet në klub, pasi kontrata e tij me Interin u ndërpre për arsye mjekësore .

Eriksen pësoi një atak kardiak teksa luante për Danimarkën në Euro 2020 dhe më pas u operua duke iu vënë një pajisje në zemër, me të cilën rregullat në Itali ia ndalojnë të luajë.

“Nuk kam folur kohëve të fundit me Christianin. Sigurisht do të ishte mirë ta shihja atë në fushë dhe të shihja atë se ai po gjuan topin”.

“Po flasim për një lojtar vërtet të rëndësishëm dhe ajo që ndodhi verën e kaluar nuk ishte e mirë për njerëzit që punojnë me të dhe njerëzit që e njohin”.

“Unë u frikësova në atë moment dhe tani për të parë atë sërish gati që të luajë futboll është një lajm i madh dhe mendoj se për Christian dera është gjithmonë e hapur”, ka thënë Conte.

29-vjeçari iu bashkua Interit nga Tottenham, por tani është pa klub.  /Telegrafi/