Telegrafi

Antonio Conte ka fjalë të mëdha për Eric Dier: Mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Tottenhami përgatitet për sfidën çerekfinale të Carabao Cup përballë West Hamit, ndërsa trajneri Antonio Conte ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur me superlativa për mbrojtësin Eric Dier.

Anglezi 27-vjeçar është shndërruar në një titullar në qendër të mbrojtjes me tre që përdor Conte.

Italiani ka thënë se Dier ka gjetur pozicionin perfekt dhe mund të shndërrohet në një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

“Pozicioni në qendër të mbrojtjes me tre, është perfekt për Dier dhe madje mund të them pa frikë që mund të shndërrohet në një nga më të mirët në botë në atë rol”.

“Sigurisht që i duhet të punojë shumë dhe të përmirësohet në menaxhimin e lëvizjes së linjës mbrojtëse, pasi në atë pozicion duhet të flasësh shumë me shokët e repartit dhe të koordinosh vendosjen”, ka thënë Conte. /Telegrafi/