Site icon Telegrafi

Ansi Agolli: Kaçe u bë “spiun” kur ishim në kombëtare

Mbrojtësi i majtë i Karabagut dhe kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka treguar për “Supersport” se fitorja e rëndësishme e ekipit të tij në Ligën e Evropës ndaj PAOK-ut me shifrat 2-0.

Kjo ishte edhe për meritë të ish-futbollistit shqiptar të ekipit grek, Ergys Kaçes, i cili i dha informacion gjatë kohës që ishin të grumbulluar në kombëtare.

“Ishte fitore e rëndësishme sepse nuk lejuam PAOK-un të shkëputej. Jemi në lojë për një kualifikim të mundshëm dhe do të jetë çdo gjë e hapur për vendin e dytë.  Gjatë grumbullimit të kombëtares e kam pyetur Kaçen për grekët.”

Agolli ishte një nga futbollistët më të spikatur në fushën e lojës mbrëmjen e djeshme duke fituar vëmendjen e mediave sportive të cilat e vlerësuan duke folur me superlativa për paraqitjen e tij.

Exit mobile version