Site icon Telegrafi

Ansambli “Shota” ndriçon skenën e Suharekës për festën e Pavarësisë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka realizuar koncertin festiv në Suharekë në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këngët dhe vallet shqiptare kanë jehuar në koncertin për nder të Pavarësisë së Kosovës, të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, në Suharekë, raporton Telegrafi.

“Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, dhuruan emocion për të gjithë të pranishmit me performancën e tyre. Audienca e pranishme shijoi performancën e bukur të artistëve dhe programin e pasur artistik”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Telegrafi/

Exit mobile version