Ansambli “Gjilani” shpërblehet më çmimin orkestri më i mirë në festivalin “Ballkan Fest”.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës, derisa theksohet se ky festival u mbajt në Komuanovë më 18-19 tetor, derisa morën pjesë grupe nga të gjitha trojet shqiptare.
Nga ana tjetër Mustafë Bajrami, u shpall instrumentisti më i mirë i festivalit.
Ndërsa, Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, shprehet i lumtur për këtë arritje të ansamblit, derisa ai premton mbështetje jo vetëm për këtë ansambël, por edhe për grupet tjera kulturore, rinore e sportive si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Edhe nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, falënderojnë drejtorin e Kulturës, Kushtrim Zeqirin, për mbështetje të pakushtëzuar dhe sigurimin e transportit që bëri të mundur pjesëmarrjen tonë në këtë ngjarje të rëndësishme.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetje dhe dashuri. Ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë kulturën tonë me krenari”, thonë nga AKV “Gjilani”. /Telegrafi/