Telegrafi

Ansambli “Deçani” fitues të festivalit folklorik “Oda e Llapushës

Me datë 1 dhe 2 gusht 2024, Komuna e Malishevës ka qenë nikoqire e festvalit folklorik “Oda e Llapushës”, festivak ky i cili për qëllim ka të mbajë gjallë traditën, duke u bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor të vendit.

Mbrëbë ishte nata e fundit e kësaj ngjarjeje kulurore ku njëkohëshisht është bërë edhe shpalla e ansamblit fitues.

Ansambli “Deçani” nga Deçani ka rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e nëntë të Festivalit të Folklorit “Oda e Llapushës”.

Në këtë garë ku morën pjesë mbi 30 grupe dhe rapsodë, ky ansambël spikati me performancën e tij.

Juria profesionale, e përbërë nga Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr. Adem Zejnullahu dhe Prof. Dr. Haki Mulliqi, e cilësoi ansamblin “Deçani” si më të mirin e festivalit, duke dhuruar çmimin kryesor.

Çmimin për fituesin e festivalit e ndau kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nën kujdesjen e të cilit edhe është mbajtur festivali “Oda e Llapushës”. /Telegrafi/