Një grup i quajtur “Anonymous” kanë thënë përmes një llogarie në Twitter se kanë hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe.
“Uebfaqja e Ushtrisë Serbe nuk është në sistem”, thanë ata në një postim, transmeton Telegrafi.
https://t.co/wuCMpu8d3o | Serbian Army Website Down
Fascist Aleksandar, don’t waste your time with your dogs. Your army can’t bark right now. Don’t underestimate Anonymous either, we’ll put the leash on you.
We are #Anonymous. pic.twitter.com/LtTOwhvmKm
— Anonymous ? (@Parrattarna) January 4, 2023
“Aleksandar fashist, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Madje mos e nënvlerësoni grupin Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin. Ne jemi Anonymous”, thuhet tutje.
Kjo vjen derisa për ditë të tëra ka nisur një “konflikt” online midis këtij grupi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Gjithçka nisi kur një llogari në Twitter, Anonymous TV që në emër ka të vendosur flamurin ukrainas, i pati bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
“#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don’t stop your dangerous actions in #Kosovo.” pic.twitter.com/dNOqfmhIdn
— Anonymous TV ?? (@YourAnonTV) December 29, 2022
Grupi me këtë rast publikoi edhe një video-mesazh ku zëri ishte i ndryshuar krejtësisht.
Pas kësaj, Vuçiq publikoi disa imazhe në llogarinë e tij duke pozuar me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”, thuhet në mbishkrimin e tij.
Me sa duket duke parë reagimin e presidentit serb, Anonymous i reagoi duke thënë se kishin hakuar faqen e “Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.
So, @avucic is ready to fight with #Anonymous. Ok, let’s play hide and seek, Mr. Putin’s puppet!
? Serbia’s National Security Council and Classified Information Protection | https://t.co/bOBOqe9Wfi | HACKED
Link: https://anonfiles[.]com/h2a9tcH1y6/nsa.gov.rs_zip#Anonymous pic.twitter.com/raLBho8cMh
— Anonymous TV ?? (@YourAnonTV) December 30, 2022
“Pra, Vuçiq qenka gati të luftojë me Anonymous. Në rregull, le të luajmë lojën ‘fshehtazi’, marioneta e Putinit”, kishin shkruar ata në postimin e tyre.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojta e Informacionit të Klasifikuar, i hakuar”, thuhet tutje në postimin e tyre. /Telegrafi/