Telegrafi

Anonymous sulmuan edhe Interpolin

Anonymous dhe anëtarët e tij të shtunën kanë protestuar në mbarë Evropën duke tërhequr vërejtjen në dëmet e marrëveshjes për mbrojtjen e të drejtave autoriale në Internet (ACTA).

Anëtarët e grupit në kohë të fundit kanë nisur aksionet në Internet në mbarë botën, duke rrëzuar faqet e institucioneve shtetërore, faqeve politike dhe organizatave ndërkombëtare të cilat po i akuzojnë për shkeljen e lirisë dhe demokracisë.
Grupi i hakerëve muajin që shkoi për pak kohë paaftësoi punën e faqeve të Ministrisë amerikane të Drejtësisë dhe FBI-së, në shenjë të hakmarrjes për shkak të ndërprerjes së punës së njërës nga faqet më të mëdha për shkëmbimin e fajllave Megaupload.

Anonimët ekzistojnë nga viti 2008 dhe paraqesin një grup joformal në Internet i cili, në mes tjerash, lufton edhe kundër censurës në Internet. /Telegrafi/