Telegrafi

Anonymous: Sot do ta rrëzojmë Facebookun

Haktivistët (hakerët aktivistë) nga ky grup edhe më herët kanë shënuar Facebookun si armikun e tyre, për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale të shfrytëzuesve të vet.

Për momentin mbetet e paqartë se nëse pas këtij kërcënimi qëndron një grup më i madh i hakerëve, ose vetëm individët, por qysh sot do të shihet nëse kërcënimi është serioz apo vetëm bëhet fjalë për një vërejtje.

Hakerët publikimin e tyre e kanë ngjitur edhe në YouTube, por video është larguar pak minuta më vonë.

Anonymous është grup i hakerëve që vepron në kuadër të lëvizjes “Anti Sec”, që lufton kundër industrisë përgjegjëse për sigurinë në internet.

Kësaj radhe hakerët kanë akuzuar Facebookun për shkak të mbrojtjes së dobët të të dhënave personale të shfrytëzuesve të vet, si dhe për shkak të dyshimit se kjo kompani qëndron prapa vjedhjes së të dhënave nga shumë shfrytëzues të iPhone të Apple.

Fakti se sulmi është planifikuar pikërisht për 5 nëntorin jap arsye të veçantë për brengosje udhëheqësve të Facebookut, për shkak se slogani “Mbani mend pesë nëntorin” në kohë të fundit është bërë një nga klithmat e luftës globale kundër kapitalizmit, e i cili ka rrënjët nga një këngë e shekullit të 17-të nga Anglia.

Këto strofa i kanë huazuar edhe autorët e stripit dhe më pastaj filimit “V si Vandeta”, të cilat pastaj janë marrë nga demonstratët në lëvizjen “Okupo Wall Streetin”. /Telegrafi/