Lajmi është konfirmuar nga vetë hakerat përmes një postimi të tyre në Twitter. Ata thanë se, sulmi është ndërmarrë pasi policia italiane kontribuoi në fushatën e arrestimeve të ndërmarë së fundmi ndaj anëtarëve të Anonymous.
Piratët e kompiuterave e përcaktuan infrastrukturën kompiuterike dhe sistemin e sigurisë së këtij institucioni si të mjerueshme, ndërsa thanë se do të bëjnë publik të gjithë materialet e kompiuara. /Telegrafi/