Telegrafi

Anonymous do ta shuajnë internetin më 31 mars!

Aktivistët e internetit njoftuan se ky veprim i grupit është një shenjë proteste kundër ligjeve për mbrojtjen e drejtave të autorit, Wall Street-it, bankierëve dhe udhëheqësve të papërgjegjshëm botëror.

Për t’iu kundërvënë kësaj “padrejtësie” aktivistët e Anonymous kanë thënë se do ta shuajnë internetin në tërësi më 31 mars, transmeton Yahoo.

Hakerët e famshëm kanë thënë se nuk e kanë për qëllim ndërprerjen e plotë të internetit, mirëpo ata do ta ndalin internetin përkohësisht, në mënyrë që të godasin “aty ku dhemb më së shumti”.  / Telegrafi /