Site icon Telegrafi

Ankohen tifozët e Lyon: Në Itali u trajtuam si kafshë

Edhe pse u mposhtën në Itali nga Roma 2-1, francezët e Lyonit u kualifikuan për në fazën çerekfinale të Ligës së Evropës pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë.

Një ditë pas ndeshjes kanë nisur edhe polemikat.

Tifozët francezë që udhëtuan në Itali për të ndjekur ekipin e tyre kanë shprehur ankesa të mëdha me mënyrën se si janë trajtuar nga pala italiane.

“Udhëtimi me autobus për në stadium ishte i tmerrshëm. Na bllokuan për një kohë të gjatë aty. Më pas kontrolle tejet të ekzagjeruar nga policia. Ishte qesharake dhe poshtëruese. Ne u trajtuam si kafshë”, tha një tifoz.

Një tjetër tha se nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për kontrollin e imtësisht dhe ishte futur në stadium 20 minuta pasi ndeshja kishte nisur.

Tifozët francezë kanë thënë se kurrë më nuk do të ndjekin një ndeshjen në Itali.

Exit mobile version