Anisa Shahid punon një prej punëve më të rrezikshme në Afganistan, jeta e saj nuk është e rrezikuar vetëm pse është gazetare – por që është femër, shkruan BBC.
“Ka aq shumë rrëfime të patreguara në Afganistan dhe ne duhet t’i tregojmë ato”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.
Anisa është rritur nën regjimin taleban, që ua ndalonin femrave të shkollohen dhe punojnë.
“Për vite kam ëndërruar që një ditë do të rikthehem në shkollë”, ka thënë kjo gazetare.
E pasi që talebanët kishin rënë nga pushteti, ajo përfundoi studimet në universitetin e Kabulit dhe filloi të punoj për Tolo News, rrjetin më të madh mediatik në Afganistan.
“Babai im dëshironte që të bëhesha mësuese, por pas pesë vite prindërit nuk më kundërshtuan më, ishin të brengosur për sigurinë time”, ka shpjeguar ajo.
Ishte pikërisht diskriminimi gjinor që ia vështirësoi edhe më shumë punët, komandanti i dikurshëm i talebanëve i kishte thënë se nuk flet me një gazetare (femër).
“Më pyeti nëse është e mundur që të ndërroj vendim me kameramanin, në vend timin ta intervistoj ai”, rikujton këtë moment Anisa.
Siguria është çështje shumë e rëndësishme, për këtë Anisa kurrë nuk i bie të njëjtës rrugë derisa shkon në punë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi vazhdimisht pranojmë telefonat dhe përcillemi ngado që lëvizim. Kemi humbur shumë miq dhe kolegë dhe kjo na shtynë që një ditë do të bëhet mirë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/