Telegrafi

Anija transportuese 86 mijë tonëshe përplaset me kranin në portin tajvanez, bien dhjetëra kontejnerë me mallra

Një anije e madhe transportuese është përplasur me kranin gjigant në portin e Tajvanit, që përfundoi me kranin tjetër dhe më pas dhjetëra kontejnerë me mallra u bën copë-copë.

Siç raporton AP, një punonjës i portit është hospitalizuar si pasojë e lëndimeve që i kishte pësuar në duar, transmeton Telegrafi.

Krani fillimisht kishte rënë ngadalë e më pas duke rritur shpejtësinë, duke u përplasur në kranin tjetër – e më pas përfundoi mbi kontejnerët me mallra që binin nëpër port.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur punonjësit vrapojnë me gjithë forcën për të shmangur më të keqen.

Anije 86 mijë tonëshe që i përket Orient Overseas, kompanisë nga Hong Kongu, po bëhej gati të ndalej në portin e Kaosunit në jug të Tajvanit kur u përplas me kranin. /Telegrafi/