Disa persona raportohen të zhdukur në brigjet e Hong Kongut pasi një anije mbështetëse industriale u nda në dysh dhe u fundos gjatë një stuhie të egër tropikale.
Autoritetet dërguan avionë dhe helikopterë për të ndihmuar në shpëtimin të shtunën, derisa të paktën tre persona nga ekuipazhi prej 30 personash u shpëtuan, transmeton Telegrafi.
Fotot e publikuara nga Shërbimi Fluturues i Qeverisë së Hong Kong-ut treguan një anëtar të ekuipazhit duke u ngjitur në një helikopter shpëtimi, derisa valët e mëdha goditën anijen, që u nda dy pjesë.
Aksidenti ndodhi rreth 300 kilometra në jug të Hong Kongut.
Shërbimi i Fluturimit nuk dha emrin ose origjinën e anijes.
Në një deklaratë thuhej se anëtarët e ekuipazhin po hasnin në vështirësitë e shkaktuara nga stuhia e rëndë tropikale Chaba, e cila kishte erëra maksimale prej 110 kilometrash në orë. /Telegrafi/