Anija gjigante e bllokuar në Kanalin e Suezit mund të zhbllokohet të shtunën, kanë thënë pronarët japonezë të anijes.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të premtën u bë e ditur se 10 rimorkiatorë ishin vendosur për të pastruar brigjet dhe fundin e kanalit.
SHBA-ja gjithashtu ka ofruar të dërgojë ndihmë, duke përfshirë një ekip ekspertësh të marines amerikane.
“Ever Given”, një anije kontejnerësh e gjatë pothuajse sa ndërtesa e Emire State Building, u bllokua në kanalin egjiptian pasi u kap nga erërat prej 70 kilometrave në orë dhe një stuhi rëre që shkaktoi pamje të turbullt dhe lundrim të dobët.
“Ever Given” që bartë flamurin e Panamasë transporton mallra nga Azia në Evropë, e është 400 metra e gjatë dhe rreth 60 e gjerë. /Telegrafi/