Telegrafi

Anija “Ever Given” e bllokuar te Kanali i Suezit vihet në lëvizje

Një anije e madhe kontejnerësh që është bllokuar për rreth një javë në Kanalin e Suezit nga e marta, është vënë në lëvizje pjesërisht.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, videoja e postuar në mediet sociale të hënën duket se tregon pjesën e ashpër të anijes Ever Given duke lëvizur drejt bregut të kanalit, duke liruar hapësirë në kanal.

Kompania e shërbimeve detare Inchape, gjithashtu raportoi se anija ishte zhbllokuar.

Vënia në lëvizje e anijes ka qenë një përpjekje e gjatë, pasi u mobilizuan rimorkiatorë si dhe gërmues.

Kanali, i cili kalon nëpër Egjipt, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare.

Bllokimi i këtij kanali, ka ndaluar kalimin e shumë anijeve me mallra që kapin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve në ditë – përfshirë këtu ushqim e naftë – duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë botërore. /Telegrafi/