Aplikacioni për Facebook, siç mund të supozohet, ka fluturuesit e njëjtë të inatosur dhe skenarin “infektues” i cili tashmë ekziston në versionet për platformat mobile dhe kompjuterët desktop.
Ajo do të ketë edhe komponentët shoqërorë shtesë, opsionin për fuqinë shtesë (power-up) por edhe nivelet ekskluzive të përgatitur veçmas për Facebookun.
Prej kur është lansuar në tetorin e vitit 2009 për iOS të Apple, loja është shkarkuar më se 700 milion herë, e me 800 milion shfrytëzues të Facebookut, shpejtë mund të ndodhë të arrij shifrën prej një miliard shfrytëzues.
Duke iu falënderuar Angry Birds, krijuesi i lojës Rovio, u bë kompani e madhe në botën e lojërave dhe ndoshta qysh këtë vit do të dal në bursë. Momentalisht kompania vlen mbi një miliard dollarë.
Lojën mund ta provoni këtu. /Telegrafi/