Site icon Telegrafi

Angola në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, eliminoi Namibinë e lojtarëve të Lirisë

Angola ka shënuar fitore ndaj Namibisë me rezultat 3-0 për të zënë një vend në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Pjesa e parë solli dy gola dhe kartonë të kuq, duke qenë mjaftë atraktive.

Në anën tjetër, Prins Tjiueza, futbollisti që deri dje ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, lëshoi fushën në minutën e 23-të për shkak të një dëmtimi.

Edhe pse me një lojtar më pak, Angola arriti të shënojë golin e epërsisë në minutën e 38-të me Gelson Dala për 1-0.

Pas dy minutash forca në terren u barazuan, pasi edhe Namibia mori një katron të kuq.

Gelson Dala arriti të shënojë sërish në minutën e 42-të, për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Në mesin e pjesës së dytë, Angona gjeti edhe njëherë rrjetën, ku kësaj radhe Dala ishte asistues te Mabululu që shënoi për 3-0.

Angola siguroi një vend në çerekfinale, ku pret fituesin e ndeshjes Nigeria – Kameruni që luhet sonte nga ora 21:00. /Telegrafi/ 

Exit mobile version