Anglia dhe Kolumbia nuk kanë mundur të zgjedhin fituesin as pas 90 minutave (1-1), e as pas vazhdimeve, duke bërë që të vendosin penalltitë. Nga pika e bardhë fitues dolën Anglia që shënuan katër herë, kundrejt tri penalltive të sakta të kolumbianëve.
Ndeshja nisi e barabartë dhe me dy skuadrat që testonin njëra-tjetrën në minutat e para.
Tre Luanët rrezikuan të parët në minutën e 16-të, kur Harry Kane rrezikoi pas harkimit të Kieran Trippier.
Kolumbinaët mundoheshin me kundërsulme të rrezikonin, por nuk arritën ta befasonin mbrojtjen me tre të anglezëve.
Trippier rrezikoi nga goditja e dënimit në minutën e 42-të, por pak jashtë portë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë anglezët filluan të rrezikonin më shumë. Zhvillohej minuta e 54-të kur Carlos Sanchez mbajti me duar një sulmues dhe gjyqtari akordoi penallti.
Kolumbianët protestuan shumë, por që gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë sulmuesi Harry Kanë që realizoi për herë të gjashtë këtë Kampionat Botëror.
Pas golit të pranuar Kolumbia mori lojën në dorë.
NAHH HARRY KANE YOU BEAUTY #ENGCOL pic.twitter.com/efzbEBHxdC
— n PARODY (@jakeisbaetho) July 3, 2018
Rastin e mirë e kishte Juan Cuadrado, që gaboi nga një pozitën e mirë për shënim.
Edhe Falcao kishte tast të mirë, por as ai nuk arriti të shënoj ndaj Pickford.
Kur të gjithë pritën që ndeshja të përfundojë në skenë doli, mbrojtësi Yerry Mina, i cili në minutën e dytë të shtesës shkëput më së larti dhe shënoi për 1-1.
Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe skuadrat shkuan në vazhdime.
https://twitter.com/BarcaMediaAcc/status/1014238519554818048
Anglia në vazhdime kishte rast të mirë me Dier, por që topi shkoi mbi portë.
Nga penalltitë më të suksesshëm dolën të jenë anglezët që fituan (4-3) dhe kaluan në çerekfinale. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gjoneto/status/1014251940996370432