Site icon Telegrafi

Anglia, Turqia, Franca dhe Çekia sigurojnë biletat për “EURO 2020”

Nata e sotme ishte pikëlluese për ne, pasi Kosova i humbi gjasat për në Euro 2020.

Humbja me Çekinë (2-1), bëri që ëndrra të mbyllet dhe të mendohet për ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Pikërisht ka qenë Çekia dhe Anglia që e kanë siguruar kualifikimin nga grupi A.

Anglezët e arritën këtë pas fitores 7-0 ndaj Malit të Zi.

Në anën tjetër edhe nga grupi H, kanë qenë Turqia dhe Franca e kanë siguruar kualifikimin.

Turqia barazoi me Islandën në shtëpi 0-0, që i mjaftoi për të kaluar tutje.

Franca fitoi 2-1 me Moldavinë, që i mjaftoi për të kaluar tutje. Në këtë grup ishte edhe Shqipëria që me gjasë do ta mbyll në vendin e katërt në grup.  /Telegrafi/   

Exit mobile version