Site icon Telegrafi

Anglia shkon në pushim me epërsi të dyfishtë (Video)

Pas pjesës së parë Anglia po udhëheq ndaj Maltës me rezultat 2-0.

Kombëtarja angleze ka arritur të shënoj dy gola në pjesën e parë ndaj kundërshtarit të sotëm të saj, Maltës.

Djelmoshat e Gareth Southgate gjetën golin e parë në minutën e 29-të të takimit, teksa të dytin në minutën e 38-të.

Goli i parë u shënua nga sulmuesi Daniel Sturridge, pas asistimit të Jordan Henderson, teksa golin e dytë e shënoi mesfushori Dele Alli. /Telegrafi/

 

Exit mobile version