“Tre Luanët” kanë publikuar zgjedhjen përfundimtare me 26 lojtarët që do të jenë pjesën e ekipit për EURO 2020.
Jesse Lingard është ndër ata që nuk janë ftuar nga Gareth Southgate.
Në anën tjetër sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood u tërhoq për shkak të dëmtimit.
Nga 33 sa janë ftuar kanë mbetur 26, ku në listë nuk shihen as emrat e James Ward-Prowse, Ollie Watkins, Ben Godfrey, Ben White dhe Aaron Ramsdale.
Kush është ftuar
Kapiteni i Aston Villas, Jack Grealish, ka zënë vend në listë.
Po ashtu aty janë edhe fituesit e Ligës së Kampionëve, Reece James, Ben Chilwell dhe Mason Mount nga Chelsea.
John Stones, Phil Foden dhe Raheem Sterling vijnë nga Manchester City, ndërsa në sulm është Dominic Calvert-Lewin.
Your #ThreeLions squad for #EURO2020! pic.twitter.com/egVtf4ORMT
— England (@England) June 1, 2021
Në sulm është edhe kapiteni Harry Kane, ndërsa më i riu që ka bërë vend në lisë është mesfushori i Borussia Dortmund, Jude Bellingham. /Telegrafi/
Our #EURO2020 squad numbers have been confirmed! 🔢
— England (@England) June 1, 2021