Telegrafi

Anglia për të thyer mallkimin në Kampionatet Evropiane – vetëm ata nga 10 kombëtaret që kanë luajtur më shumë nuk e kanë fituar

Fitorja kundër Kroacisë, i cili cilësohej rivali kryesor në grup, ka riaktivizuar iluzionet e tifozëve angleze në një turne që ka rezistuar historikisht për ta, pasi asnjëherë nuk e kanë fituar.

Kampione e botës në vitin 1966, Anglia vazhdon të vuajë në Kampionatet Evropiane.

Në fakt, ekziston një statistikë shkatërruese për ta: nga 10 skuadrat që kanë luajtur më shumë ndeshje, vetëm anglezët nuk janë shpallur ende kampionë të Evropës.

Gjermania, me 50 ndeshje, është skuadra që ka luajtur më shumë ndeshje në fazat e fundit, e ndjekur nga Spanja me 41.

Të dyja janë më të suksesshmet, me nga tre tituj, e ndjekur nga Franca, me dy tituj dhe 40 ndeshje.

Italia, Portugalia, Holanda, Rusia, Republika Çeke dhe Danimarka janë të tjerët që plotësojnë dhjetëshen e parë dhe të gjithë e kanë fituar Kampionatin Evropian nga një herë.

Penalltia e Southgate

Nëse ka një ndeshje që mbetet në kujtesën e tifozëve anglezë është ajo gjysmëfinale e vitit 1996 në Ëembley.

Pasi eliminoi Spanjën në çerekfinale me penallti, në ndeshje me Gjermaninë, po ashtu u gjuajtën penalltitë, ndërsa përzgjedhësi aktual Gareth Southgate humbi goditjen e gjashtë.

Tani, nga banka, ai do të përpiqet ta drejtojë ekipin e tij drejt titullit, pasi vet kishte dështuar.

Një mallkim që filloi në gjysmëfinale në vitin 1968 në Firence kundër Jugosllavisë.

Kjo pasi një gol i Dragan Dzajic në minutën e 86-të i largoi ata nga finalet. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >