Site icon Telegrafi

Anglia pa shumë probleme e mposht Letoninë në ‘Wembley’

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Letonisë në kuadër të rrethit të dytë të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Rasti i parë serioz për anglezët erdhi në minutën e 24-të kur Harry Kane iu afrua golit me kokë.

Në minutën e 28-të vendasit protestuan për një penallti, por pas rishikimit nga VAR-i gjyqtari vendosi që ndeshja të vazhdojë.

Për epërsinë e Anglisë u përkujdes Reece James i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 në minutën e 38-të nga gjuajtja e lirë.

‘Tre Luanët’ shënuan edhe golin e dytë në minutën e 68-të, pas një aksioni ku Declan Rice asistoi për Harry Kane i cili realizoi për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe të besuarit e Thomas Tuchel gjetën edhe golin e tretë përmes Eberechi Eze i cili me ndihmën e një devijimi realizoi për 3-0 në minutën e 76-të.

 

Në rast të mirë për gol doli edhe Morgan Rogers i cili bëri një goditje të fortë në minutën e 77-të e cila përfundoi pranë shtyllës së majtë.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Anglinë pas asaj që morën ndaj Shqipërisë me rezultat 2-0, duke bërë që ata të kryesojnë Grupin K me gjashtë pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version