Telegrafi

Anglia në epërsi ndaj Kroacisë, Trippier shënon nga gjuajtja e lirë

Kieran Trippier shënoi nga gjuajtja e lirë (Foto: Getty Images)

Është zhbllokuar shumë herët rezultati në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.

Që në minutat e para u bë një ndërhyrje në afërsi të zonës së kroatëve dhe u akordua gjuajtje e lirë për anglezët.

Përgjegjësinë e mori Kieran Trippier, i cili u tregua fantastik për ta mposhtur Danijel Subasicin (5′).

Minutat e para të ndeshjes u takuan Tre Luanëve, të cilët ishin shumë të rrezikshëm.

Me lojën e tyre të shpejtë dhe dinamike, anglezët arrinin shumë shpejtë në zonën kundërshtare.

Ndërkohë që kroatët e kishin të vështirë ta zhvillonin lojën e tyre.

Gjuajtja e lirë nga Kieran Trippier (Foto: Getty Images)

Theksojmë se fituesi i këtij dueli në finalen e 15 korrikut do të luajë kundër Francës. /Telegrafi/