Është zhbllokuar shumë herët rezultati në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.
Që në minutat e para u bë një ndërhyrje në afërsi të zonës së kroatëve dhe u akordua gjuajtje e lirë për anglezët.
Përgjegjësinë e mori Kieran Trippier, i cili u tregua fantastik për ta mposhtur Danijel Subasicin (5′).
Minutat e para të ndeshjes u takuan Tre Luanëve, të cilët ishin shumë të rrezikshëm.
Me lojën e tyre të shpejtë dhe dinamike, anglezët arrinin shumë shpejtë në zonën kundërshtare.
Ndërkohë që kroatët e kishin të vështirë ta zhvillonin lojën e tyre.
Theksojmë se fituesi i këtij dueli në finalen e 15 korrikut do të luajë kundër Francës. /Telegrafi/