Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve dhe kështu dalin si fitues të këtij grupi.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve anglezë, të cilët patën disa raste të mira të shënimit, përkundër vetëm një rasti të kroatëve.
Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ato të Raheem Sterling (11′), Harry Kane (12′, 16′) dhe ai i Ivan Perisic (38′), por goditjet e tyre u ndaluan nga portierët.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me Anglinë që kishte posedimin, por Kroacinë që ishte më konkrete.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes, ku sulmuesi Andrej Kramaric, shënoi një gol të bukur për 0-1 pasi dribloi disa lojtarë vendas.
Pas këtij goli, Anglia filloi sulmet dhe mori kontrollin e lojës deri tek gjetja e golit të barazimit, por edhe ai i epërsisë.
Ishte zëvendësuesi Jesse Lingard (78′), i cili shfrytëzoi për mrekulli një tollovi në mbrojtjen e kroatëve duke shënuar për 1-1.
Në minutën e 86-të, Anglia arriti të gjej edhe golin e dytë me anë të Harry Kane, i cili shënoi për 2-1 dhe ia siguroi një fitore të madhe kombëtares së tij.
Pas kësaj fitore, Anglia e fiton Grupin 4 të Ligës A me shtatë pikë, duke lënë pas vete Spanjën në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe Kroacinë me katër pikë. /Telegrafi/
Goooool Kramaric 0-1 #InghilterraCroazia #ENGCRO pic.twitter.com/lPV3mX0Gcw
— 𝑷𝑰𝑵𝑶 ⭐️⭐️🇮🇹 20 (@PinoMeazza) November 18, 2018
https://twitter.com/BangerVid/status/1064181818478526464
https://twitter.com/EthertonAdam/status/1064183524901695489