Telegrafi

“Anglia ishte favorit i Euro 2020 nga fillimi” – Klinsmann lavdëron Tre Luanët

Jurgen Klinsmann nuk është i befasuar që Anglia ka arritur në gjysmëfinale të Euro 2020, duke thënë se ata ishin gjithmonë favoritët e turneut që nga fillimi.

Anglia nuk ka fituar kurrë Kampionatin Evropian dhe nuk ka ngritur asnjë trofe të madh që prej fitimit të Kupës së Botës 1966 si nikoqir.

Megjithatë, ata arritën në gjysmëfinale në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ dhe në Ligën e Kombeve një vit më vonë.

Lexo po ashtu Kapiteni i Anglisë, Kane: Natë e përkryer për ne, duam ta fitojmë Euro 2020

Skuadra e Gareth Southgate ka një bollëk talentesh sulmues, me Harry Kane, Raheem Sterling, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Phil Foden dhe Jack Grealish dhe Klinsmann ka thënë se kalimi i tyre në gjysmëfinale ishte i pritur.

“Për mua, Anglia ishte favorit për titullin që nga fillimi”.

“Ata kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe përzierja është e duhur, dhe në sulm ata kanë atë fuqi dhe cilësoi për të shënuar gola”, ka thënë Klinsmann për Goal.

Ndryshe, Anglia do të takohet sot me Danimarkën në Wembley, ndërsa fituesi i tyre do ndeshet në finale me Italinë më 11 korrik. /Telegrafi/