Anglia ka arritur ta mposht Spanjën si mysafirë me rezultat 3-2, duke iu hakmarrë për humbjen e shkaktuar një javë më parë.
Spanjollët e nisën mirë takimin pasi rrezikuan me Marcos Alonson, por Jordan Pickford bëri pritje madhështore.
Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 16-të kur Marcus Rashford pasoi te Raheem Sterling i cili shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.
Më minutën e 30-të, Marcus Rashford pasi asistoi në golin e parë, shënoi vetë për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me golin e dytë personal të Raheem Sterling.
Mëe të filluar pjesa e dytë Alcacer Paco që ishte futur në lojë para dy minutash shënoi për 3-1.
Spanja kishte dy raste të mira me Marco Asension, por që nuk arriti të shënojë.
Krejt në fund në minutën e tetë të kohës shtesë, Sergio Ramos e gjeti golin, por që nuk vlejti për më shumë se sa për statistikë.
Spanja mbetet lider me gjashtë pikë, Anglia ka katër, ndërsa Kroacia ka një pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uSjdRmFKGVI