Anglia e ka filluar Euro 2020 me fitore, pasi mposhti Kroacinë në Wembley me rezultat 1-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet ishin për të dyja skuadrat.
Rasti më serioz ishte në minutën e gjashtë kur Tre Luanët rrezikuan me anë të Phil Foden, por shtylla ishte në anën e kroatëve.
Në 45 minutat e dytë, takimi filloi më furishëm, duke bërë që të shënohej ehde goli i vetëm i takimit.
Kalvin Phillips në minutën e 57-të e gjeti mjaftë mirë Raheem Sterlingun që shënoi me lehtësi në portën e Kroacisë.
#EURO2020
Sterling & the 1st goal pic.twitter.com/sjTjrCtdYk— Mostafa Fayed (@Mostafa_Fayed92) June 13, 2021
Më pas, loja u fokusua më shumë në mesfushë, ndërsa rastin më të mirë për kroatët e lëshoi Ante Rebic (66’), që gjuajti jashtë nga afërsia.
Anglia kështu ka 3 pikë në Grupin D, Republika e Çekisë dhe Skocia ende nuk kanë zhvilluar takimin mes tyre, derisa Kroacia është në të katërtin. /Telegrafi/