Site icon Telegrafi

Anglia fiton bindshëm ndaj Uellsit dhe vazhdon tutje si lider

(Foto: Getty Images)

Anglia e ka mposhtur me lehtësi Uellsin (3-0) në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.

Para ndeshjes së zhvilluar në stadiumin Ahmed bin Ali, asnjëra nga skuadrat nuk e kishte siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër, edhe pse Tre Luanët ishin në situatë më të mirë.

Sidoqoftë, të zgjedhurit e Gareth Southgate nuk lejuan asnjë befasi dhe e siguruan kualifikimin në 1/8 e finales nga vendi i parë në Grupin B.

(Foto: Getty Images)

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa pak minuta brenda pjesës së dytë, Marcus Rashford e zhbllokoi rezultatin (50’).

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, pranoi një top nga Harry Kane dhe e dyfishoi epërsinë (52’).

(Foto: Getty Images)

Edhe një tjetër gol në këtë takim e realizoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford (58’), asistues ishte Kalvin Phillips.

Në tri ndeshjet grupore, Anglia ka arkëtuar shtatë pikë dhe kualifikohet në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror si lider i Grupit B, derisa Uellsi mbetet në fund me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version