Site icon Telegrafi

Anglia fitoi me penallti për herë të parë në Kampionatin Botëror, për herë të dytë në turne madhor

Jordan Pickford dhe Eric Dier ishin hero të Anglisë ndaj Kolumbisë, pasi njëri priti penalltinë e tjetri e shënoi atë të fitores.

Anglia fiton me penallti një ndeshje pas 22 vitesh.

Djelmoshat e Gareth Southgate e fituan ndeshjen me rezultat 4-3 pas penalltive, pasi ajo e rregullt dhe vazhdimet ishin mbyllur 1-1.

Sportsmail zbulon ndeshjet kur Anglia ka luajtur në penallti në turnet madhor si Kampionat Botëror ashtu edhe Evropian.

Tetë ndeshje, gjashë humbje dhe vetëm dy fitore. Ky është bilanci i Anglisë me 11-metërsha.

Yje se David Beckham e shumë të tjerë kanë ditur të jetë lojtarë që nuk kanë shënuar nga pika e bardhë.

Anglinë këtë vit po e karakterizon edhe qetësia, gjë që nuk ishte në turnet e shkuar. /Telegrafi/

4 Korrik, 1990

Gjermania Perëndimore 1-1 Anglia (Penallti 4-3) – Humbje

22 qershor, 1996

Spanja 0-0 Anglia (Penalti 2-4) – Fitore

26 qershor, 1996

Gjermani 1-1 Angli (Penallti 6-5) – Humbje

30 qershor, 1998

Argjentina 2-2 Anglia (Penallti 4-3) – Humbje

24 qershor, 2004

Portugali 2-2 Angli (Penallti 6-5) – Humbje

1 Korrik , 2006

Angli 0-0 Portugali (Penallti 1-3) – Humbje

24 qershor, 2012

Angli 0-0 Itali (Penallti 2-4) – Humbje

3 korrik, 2018

Kolumbi 1-1 Angli (Penallti 4-3) – Fitore

Exit mobile version