Hungaria e ka befasuar Anglinë duke e mposhtur me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
“Tre Luanët” e Gareth Southgate e kanë nisur shumë keq kampanjën e Ligës së Kombeve, pasi kanë humbur në ndeshjen e parë në udhëtim te Hungaria.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që patën pak raste dhe nuk arritën ta konkretizojnë asnjërën.
Në pjesën e dytë, Anglia ishte skuadër më e mirë, por Hungaria më konkrete duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 66-të dhe u shënua nga Dominik Szoboszlai nga pika e bardhë për 1-0.
Deri në fund të ndeshjes, Anglia pati disa raste dhe tentoi ta gjej golin e barazimit, por pa sukses dhe në fund humbi ndeshjen.
Defeat for the #ThreeLions in our first #NationsLeague fixture. pic.twitter.com/s4zdemYvrH
— England (@England) June 4, 2022
Pas kësaj fitore, Hungaria kalon në pozitën e parë me tri pikë, ndërsa Anglia përkohësisht e fundit pa pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Anglia udhëton te Gjermania, ndërsa Hungaria luan në udhëtim te Italia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UU8J7PUYWPM