Përfaqësuesja e Anglisë ka fituar me rezultat 3-1 ndaj asaj të Australisë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për femra, duke siguruar kështu finalen e madhe.
Anglezet ishin të forta për australianet në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të anglezeve, të cilat përveç rasteve shënuan edhe një gol me anë të Ella Ann Toone (36’), e cila shënoi për 0-1.
#ENG with the advantage at the break! #BeyondGreatness | #FIFAWWC
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) August 16, 2023
Në pjesën e dytë, përsëri Anglia ishte skuadër më e mirë duke shënuar dy gola kundrejt një të vendaseve.
Megjithatë, ishin australianet ato që gjeten golin e parë duke barazuar 1-1 me anë të Samantha Kerr (63’).
Pas barazimit, anglezet shënuan me anë të Lauren Hemp (71’) për epërsinë 1-2 dhe me anë të Alessia Russo (86’), e cila vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 1-3.
The #FIFAWWC Final awaits for the @Lionesses! 👏
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) August 16, 2023
Kështu, Përfaqësuesja e Anglisë për femra i bashkohen Spanjës në finalen e madhe të Kupës së Botës, e cila zhvillohet më 20 gusht.
Në gjysmëfinale do të ndeshen Suedia dhe Australia. /Telegrafi/
The #FIFAWWC Final is set! 🇪🇸🆚🏴
Who will take home the trophy?
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) August 16, 2023