Site icon Telegrafi

Anglia e ka monitoruar nga afër Islandën

Paraguai (1986), Belgjika, Kameruni (1990), Spanja (1996), Danimarka (2002) dhe Ekuadori (2006) janë përfaqësueset e vetme, të cilat Anglia i ka mposhtur në një ndeshje nokauti në ngjarje të mëdha, që nga viti 1966.

Është një statistikë e jashtëzakonshme dhe dështimi për të përfshirë Islandën në atë listë sipas të gjitha gjasave do t’i jepte fund periudhës së menaxherit Roy Hodgson, shkruan Koha Ditore.

I kritikuar rëndë që bëri gjashtë ndryshime në formacion për ndeshje me Sllovakinë, Hodgson u përball me atmosferë të zjarrtë në konferencat e tij. Atmosfera e zjarrtë pritet të arrijë kulmin në ndeshjen ndaj Islandës.

Hodgson hodhi poshtë çdo ide se po e trajton Islandën si kundërshtare të lehtë dhe dërgoi një ekip prej pesë personash për të përcjellë rivalin e radhës që arriti fitore dramatike ndaj Austrisë për të kaluar në raundin nokaut.

Exit mobile version