Anglia e ka mposhtur Zvicrën me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Marcus Rashford.
Nga minuta e parë e filluan ndeshjen vetëm Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga shqiptarët e ftuar.
Anglezët kishin më shumë raste, ndërsa zviceranët më shumë luajtën me topin, duke qenë disa herë të rrezikshëm.
Shaqiri rrezikoi i pari në minutën e 7-të, por i mungoi fati.
Anglia në anën tjetër me Eric Dier në minutën e 16-të që e dëroi topin kapur me shtyllën.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën anglezët gjetën shpejt golin.
Harkimi i bukur përtokë i Luke Shaë gjeti në zonë Rashford i cili shënoi nga afër për 1-0.
Në pjesë e dytë u futën edhe Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi, por që nuk arritën të linin shenjë.
Ajeti kishte raste të mirë në fund, por nuk e gjeti rrjetën.
Miqësorja i ndihmoi dy trajnerët të provojnë shumë lojtarë që të kishin minuta. /Telegrafi/
Rashford's Goal for England pic.twitter.com/xOVai6iTC4
— Paul 𝕏 Manc Bald and Bred (@MufcWonItAll2) September 11, 2018