Kombëtarja angleze ka shënuar fitore 3-0 ndaj Skocisë.
Në ndeshjen e vlefshme për Grupin F, skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate ka shënuar fitore të lehtë ndaj skocezëve.
Anglia ishte më e mirë në të dy pjesët e ndeshjes, duke pasur siguri në lojën e tyre dhe duke mos e rrezikuar asnjëherë fitore.
Goli i parë i anglezëve erdhi në minutën e 24-të me anë të sulmuesit Daniel Sturridge, i cili shënoi pas asistimit të Kyle Walker dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të ‘Tre Luanëve’, ku në këtë pjesë shënuan dy herë.
Së pari ishte mesfushori i Liverpoolit, Adam Lallana, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të pas asistimit të Danny Rose.
Ndërsa, golin e tretë dhe të fundit e shënoi në minutën e 61-të mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, pasi më parë u shërbye nga Wayne Rooney. /Telegrafi/
https://twitter.com/manindetribune/status/797170096951140352
https://www.youtube.com/watch?v=4gkKpIcrClQ
https://twitter.com/ReadChelseaFC/status/797183672277499906